Bullgaria hodhi poshtë propozimin e Orbanit për të ndërmjetësuar në kontestin me RMV-në
“Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë së Veriut është e qartë. Bullgaria nuk ka nevojë për ndërmjetës në këtë proces”, tha për bgnes.bg ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivan Kondov.
Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, në takimin e sotëm tete a tetë me Hristijan Mickoski, propozoi që Hungaria të jetë ndërmjetëse në zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Mickoski nuk zbuloi se çfarë saktësisht përmban propozimi i Hungarisë, i cili tha se vendi është viktimë e bilateralizimit të procesit, pas vendimit të BE-së për ndarjen e rrugës hyrëse ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.