Bullgari, protestë në Sofje për shkak të kalimit nga monedha vendase në euro

Në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, u protestua kalimi i vendit në sistemin monetar të euros, i cili është planifikuar më 1 janar 2026, raporton Anadolu.

Demonstruesit, të udhëhequr nga partia populiste “Velichie” (Madhështia), grupi më i vogël me 10 deputetë në parlamentin me 240 anëtarë, u mblodhën para përfaqësisë së Parlamentit Evropian (PE) në Sofje.

Protestuesit brohoritën slogane kundër Bashkimit Evropian (BE), anëtare e së cilës Bullgaria është që nga viti 2007 dhe bënë thirrje të mos braktiset monedha vendase leva. Policia mori masa të gjera sigurie dhe ngriti një kordon sigurie përpara ndërtesës së përfaqësisë së PE-së.

Mbështetësit e partisë pro-ruse “Vazrazhdane” (Rilindja), e cila ka një grup parlamentar, hodhën bojë të kuqe mbi ndërtesë gjatë një proteste kundër euros në shkurt. Bullgaria e kishte ulur inflacionin e saj vjetor nën 3 për qind, kushti i fundit kyç për përpjekjen e saj për t’u bashkuar me eurozonën.

– Më 8 korrik PE pritet të miratojë një raport të përbashkët për kalimin në euro

PE pritet të miratojë një raport të përbashkët mbi kalimin e Bullgarisë nga leva në euro më 8 korrik.

Kryeministri bullgar, Rosen Zhelyazkov në një deklaratë për media sot në Bruksel tha se “Udhëheqësit evropianë na kanë dhënë garanci se do të na mbështesin në eurozonë”.

Që nga 8 gushti, të gjitha faturat e parave të gatshme dhe dokumentet e tjera financiare në vend do të tregojnë si levën ashtu edhe euron.

Pas kalimit të Bullgarisë në euro, si leva ashtu edhe euro do të jenë të vlefshme për një muaj në janar 2026. Qytetarët do të jenë në gjendje të konvertojnë levën e tyre në euro pa pagesë dhe në çdo shumë që dëshirojnë me kursin e këmbimit fiks që nga 1 shkurti 2026.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button