BUKURI E FILOZOFUAR: FEMRA DHE REÇELI

Këtyre ditëve të verës shtëpia botuese prishtinase “Sira” publikoi veprën e dytë (e para, “Motto”, 2019), të përkthyer shqip, nga Ali Pajaziti, të filozofit dhe mendimtarit poliedrik turk, Dücane Cündioğlu. Ky libër që mban një titull emblematik Philo Sophia Loren dhe që tanimë gjendet nëpër sirtaret e librarive tona, vë nën vatër feminizmin apo çështjen e grarisë nga këndi filozofik dhe përtej. Ai trajton problemet e gruas bashkëkohore në kontekstin e shekullarizimit dhe modernizimit, duke theksuar se aftësia e lindjes dhe mëmësia janë thelbësore për identitetin e gruas dhe nuk mund të zëvendësohen. Autori sugjeron se roli i gruas është i lidhur ngushtë me natyrën e saj biologjike. Ndërkohë ai konstaton se “sot, për disa gra tona, kuptimi i lirisë është i barabartë me të qenit më pak grua, më pak nënë, më pak bashkëshorte.” Leximi i kësaj vepre e përball lexuesin me shumë segmente të të jetuarit si femër, grua dhe me të, në një mjedis dhe kohë kur ajo ndonëse ka çarë përpara, sërish ballafaqohet me shumë pikëpyetje nëse është në korsinë e duhur duke pasur parasysh komodifikimin e saj nga kultura masive konsumeriste. Tekstet shumëngjyrëshe sillen nga Milena e Kafkës deri te femra që s’di të bëjë reçel e laknor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button