Bujar Osmani: Vota juaj, detyrim i ynë!

Kandidati i Frontit Evropian Bujar Osmani, ka deklaruar se ata kanë korrur fitore me mbi 40 mijë vota ndaj kundërkandidatit Arben Taravari.
Osmani numëroi vende ku kanë fituar përfshirë Tetovën, Cairin dhe Gostivarin.
Osmani ka falënderuar të gjitha partitë dhe liderët e tyre.
“Vota juaj sot është detyrimi ynë, amaneti ynë, besa jonë dhe ju premtoj se do të jetë pjesë e të ardhmes së ndritur të vendit tonë. Sot shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, treguan se ata vetëvendosin për fatin e tyre. Ne ju japim fjalën se ata askush nuk mund më të vendos për fatin e tyre. Vullneti është i qartë”, tha Osmani.



