Bujar Osmani shkon natën në teqe te dervishlerët, thotë se i respekton

Kandidati i AKI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka qenë për vizitë tek “Shejh Mortezan në Teqenë në Çair”.
“Sot pata kënaqësinë të jem i ftuar nga Shejh Mortezan në Teqenë Rufai në Çair një nga komunitetet fetare që e bën Çairin vend të larmishëm, multietnik e multikonfesional.
I përshëndeta besimtarët dhe u përcolla mesazhin tim: Çairi do të jetë shtëpi për secilin, pa dallim feje, etnie apo bindjeje. Kjo shumëllojshmëri është forca jonë, pasuria jonë.
Si kryetar i ardhshëm do të mbroj të drejtën e secilit për të manifestuar me dinjitet vlerat e veta kulturore e fetare qoftë në teqetë, xhamitë, kishat apo hapësirat publike ku qytetarët tanë lartësojnë identitetin dhe besimin e tyre.”, ka shkruar Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button