Bujar Osmani sërish nuk voton pro Palestinës

Maqedonia e Veiut është në mesin e 25 shteteve anëtare në OKB që abstenuan në seancën për Palestinën. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të rishqyrtuar Palestinën si një shtet anëtar të plotë dhe i dha privilegje të reja qeverisë së saj si një shtet vëzhgues jo-anëtar, raporton alfax.mk.

Palestina nuk mund të votojë, por tani mund të paraqesë propozime dhe të ulet me anëtarët e tjerë, mes përfitimeve të tjera.

143 votuan pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.

Rezoluta u mbështet nga Kina, Rusia dhe Franca ndërsa SHBA dhe Izraeli votuan kundër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në mesin e 25 vendeve që abstenuan, ku bënin pjesë edhe shtete si Italia, Britania e Madhe, dhe Gjermania, si dhe Kroacia.

Nga vendet e rajonit pro ishin Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

Kujtojmë se më 28 tetor 2023, Maqedonia e Veriut ishte e përmbajtur kur Asambleja e përgjithshme e OKB-së e miratoi rezolutën me të cilën bëhej thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Rezoluta e cila ishte propozim i Jordanit, është miratuar me 120 vota “për”, me 14 “kundër” dhe 45 “të përmbajtur”. Maqedonia e Veriut ishte në mesin e vendeve e cila ishte e përmbajtur për rezolutën me të cilën dënohen të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve.

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në OKB është Lubomir Frçkovski. Ambasadori për punën e tij përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, i cili duhet të sqarojë se pse vendi ynë vendosi të jetë i përmbajtur edhe në këtë rezolutë të OKB-së për statusin e Palestinës, siç nuk votoi për armëpushimin humanitar dhe dërgimin e ndihmës së menjëhershme për Gazën më 28 tetor 2023. /alfax.mk/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button