Brukseli heton Apple, Komisioni Evropian: Kompania ka shkelur ligjet e konkurrencës

“Apple” po shkel rregullat e BE-së për platformat digjitale. Komisioni Evropian paraqiti konstatimet paraprake të një hetimi në dyqanin online të aplikacioneve.

Sipas hetimit, “Apple” pengon konkurrencën duke u lejuar prodhuesve të aplikacioneve të shesin produktet e tyre përmes linqeve të jashtme dhe u kërkon atyre tarifa që shkojnë përtej të nevojshmes. Këto praktika, sipas komisionit, dëmtojnë konsumatorët.

“Konsumatorët duhet të kenë mundësinë të përdorin aplikacionet, përfshirë ato të muzikës apo të takimeve, me çmimet më të mira dhe të dinë ku t’i blejnë ato. Për momentin, “Apple” po i pengon prodhuesit e aplikacioneve të gjejnë kanale alternative”, tha Vanessa Turner, eksperte e ligjeve të konkurrencës, KE.

“Apple” tani ka mundësinë të analizojë këtë përfundim dhe t’i paraqesë një përgjigje Komisionit. Procedura duhet të kompletohet brenda marsit të vitit 2025.

“Nëse konstatimet dhe shqetësimet tona paraprake konfirmohen, atëherë mund të vazhdojmë me gjobat. Çfarë janë këto gjoba? Mund të jenë 10 për qind të të ardhurave vjetore globale të “Apple”, ose pagesa të përditshme që shkojnë deri në 5% të fitimeve ditore të kompanisë”, u shpreh Thomas Regnier, zëdhënës i KE-së për ekonominë digjitale.

Ndërkohë, Komisioni Evropian hapi një tjetër hetim mbi “Apple” për kërkesa kontraktuale të aplikuara ndaj palëve të treta dhe prodhuesve të aplikacioneve. Ky është hetimi i tretë kundër kompanisë teknologjike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button