Britania do të dërgojë ushtarë për të monitoruar armëpushimin në Gaza

Britania e Madhe do të dërgojë trupa për të ndihmuar në monitorimin e përpjekjeve për armëpushim në Gaza, në kuadër të një Qendre të Përbashkët Civilo-Ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila do të mbikëqyrë misionin.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 200 trupa në këtë qendër, e cila ndodhet në Izrael. Ata do të merren me logjistikën e dërgimit të ndihmave në Gaza dhe me rindërtimin e territorit.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi: “Në përgjigje të kërkesës amerikane, kemi dërguar gjithashtu një oficer të shkallës së lartë, me gradë dy yje, në komandën civilo-ushtarake si zëvendëskomandant. Pra, Britania do të luajë një rol themelor, duke kontribuar me përvojën dhe aftësitë tona të specializuara aty ku është e mundur.”

Gjermania gjithashtu njoftoi se do të dërgojë disa anëtarë të forcave të saj të armatosura.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button