BP: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 6,30%, politika monetare edhe më tej është e ashpërsuar

Norma e interesit për bonot e thesarit mbetet në nivelin 6.30%, me mbajtjen e njëkohshme të normave të interesit për depozitat brenda natës dhe për 7 ditë në nivelet prej 4,20% dhe 4,25%. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt është e pandryshuar dhe është 10 miliardë denarë, ka vendosur Komisioni për politikë monetare operative të Bankës Popullore.
Niveli aktual i normës bazë të interesit, i kombinuar me ndryshimet në rezervën e detyrueshme, si dhe me masat makroprudenciale të marra deri tani, do të kontribuojnë në një ngadalësim të mëtejshëm të inflacionit dhe në ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Ashpërsimi i politikës monetare nisi në fund të vitit 2021, fillimisht nëpërmjet ndërhyrjeve në tregun valutor dhe administrimit optimal me likuiditetin, e më pas nga prilli i vitit të kaluar dhe nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit, në gjithsej 14 raste deri tani”, kumtoi BP-ja.



