Bosnja nxorri kryebashkiakun e parë që do të qeverisë nga burgu!

Kryetar i komunës së Tërnovës  Ibro Berilo nga Partia për Veprim Demokratik (SDA) në Bosnje, u rizgjodh në krye të komunës. Berilo fitoi gjithsej 1312 vota, duke siguruar një mandat të ri në krye të bashkisë.

Kundërshtari i tij, Bajro Lindov nga Partia Social Demokrate (SDP), fitoi 384 vota. Zgjedhjet u mbajtën me pjesëmarrje të mirë të votuesve dhe në Tërnovë votuan gjithsej 1923 votues.

Asgjë nuk do të ishte e çuditshme këtu nëse kryetari i komunës së Tërnovës nuk do të ishte në burg për shkak të akuzave të rënda për korrupsion, por padyshim kjo gjë nuk e dëmtoi atë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button