Borrell e dënon me gjuhë të ashpër sulmin në kanalit e ujit në Veri: Akt terrorist
“Akt terrorist dhe sabotazh”, Josep Borrell e dënon me gjuhë të ashpër sulmin në kanalit e ujit në Veri
Bashkimi Evropian reagoi për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur sulm terrorist e sabotazh dhe tha se këtë e dënon në termat më të ashpër.
“Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”.
BE-ja tha se u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të koordinojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in.
BE-ja po ashtu siguroi se misioni tyre për sundimin e ligjit EULEX po ofron ndihmë për autoritetet e Kosovës në përputhje me mandatin e tij.