Borisov: Nëse Nikoloski nuk jep dorëheqjen, bisedimet me RMV-në do të ndërpriten

Lideri i GERB-it bullgar dhe ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i bëri thirrje presidentit të atij vendi, kryeministrit, ministrave dhe palëve që të mos zhvillojnë bisedime me Maqedoninë dhe as të takohen me asnjë politikan, nëse zv. Kryeministri Aleksandar Nikoloski nuk jep dorëheqje. Ai konsideroi se deklaratat e Nikollovskit të dhëna në një intervistë televizive mund të arsyetohen vetëm nëse ai jep dorëheqje.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski dje në Tv Alfa, duke folur për pritjen e presidentes maqedonase Gordana Siljanovsa Davkova nga presidenti bullgar Rumen Radev pa flamurin kombëtar maqedonas, tha se “e qartë se nikoqiri nuk është i qytetëruar dhe se vetëm shërbëtorët e shtëpisë janë më të mjerë se ata”.

Borisov gjithashtu kërkoi të ketë falje nga pala maqedonase.

“Natyrisht që me këta persona nuk duhet të ketë takime miqësore, qoftë edhe të lidhura me operën, jashtë atyre zyrtare. Mendoj se kanë vepruar keq me presidentin, me ministrat që u takuan me ta. Le të supozojmë se kanë një kohë në pushtet, ndaj ndoshta nuk janë të njohur me çështjet protokollare kur bëhet fjalë për takime zyrtare dhe jozyrtare. Por gjuha që ata përdorin është problem dhe nevojitet falje”, tha Borisov.

Ai shtoi se do ta informojë personalisht Partinë Popullore Evropiane, në të cilën është anëtare edhe partia VMRO-DPMNE.

Me anë të një komunikate ka reaguar sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë e cila thënë se nuk dëshiron të përfshihet në siç ka thënë, reagimet joevropiane të Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button