Borell pas takimit në Washington: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë verë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha sot pas takimeve në Washington se përfundimi i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë.

Mes dyshimeve mbi vazhdimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin, Borrell u tha gazetarëve se mesazhi i tij për politikëbërësit amerikanë ishte se: Çfarëdo që duhet bërë, duhet bërë shpejt.

“Është e vërtetë për ne. Duhet të shpejtojmë. Duhet të rrisim mbështetjen tonë, të bëjmë më shumë dhe më shpejt. Kjo është arsyeja pse ne po rrisim kapacitetet tona të mbrojtjes industriale. Dhe është gjithashtu e vërtetë për SHBA-në”, tha Borrell për përpjekjet e Evropës për të mbështetur përpjekjet luftarake të Ukrainës.

“Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë dhe Ukraina nuk mund të presë deri në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA”, shtoi ai.

Presidenti Joe Biden ka mbështetur ndihmën ushtarake për Ukrainën që nga pushtimi i plotë nga Rusia në vitin 2022, ndërsa kundërshtari i tij i mundshëm republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, ish-presidenti Donald Trump, ka një qëndrim më izolues. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, një aleat i Trumpit, ka refuzuar deri më tani të thërrasë një votim mbi një projektligj që do të siguronte 60 miliardë dollarë më shumë për Ukrainën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button