Bordi drejtues i OpenAI në bisedime me Sam Altman për rikthimin e tij në krye të kompanisë

Bordi i OpenAI është në bisedime me Sam Altman për rikthimin e tij si CEO i kompanisë sipas disa individëve të afërt me çështjen.

Një prej tyre tha se Altman, i cili u shkarkua në mënyrë të papritur nga bordi ditën e Premte pa asnjë paralajmërim, është i paqartë në lidhje me rikthimin dhe do të dëshironte ndryshime të mëdha në qeverisjen e kompanisë.

Një burim i afërt me çështjen tha se bordi ka rënë dakord në princip me Altman për rikthimin e tij dhe zëvendës presidentit të kompanisë Greg Brockman i cili dha dorëheqjen pak orë pas shkarkimit të Altman.

Bisedimet mes Altman dhe kompanisë vetëm një ditë pas shkarkimit është një sinjal i trazirave të shkaktuara brenda kompanisë mungesa e tij. Brockman dhe Altman kanë qenë në bisedime me investitorë për fillimin e një kompanie tjetër. Disa hulumtues të nivelit të lartë brenda kompanisë kanë dhënë dorëheqjen gjithashtu ditën e Premte ndërsa burime afër OpenAI thonë se më shumë dorëheqje pritet të ndodhin.

Investitori më i madh i kompanisë, Microsoft, konfirmoi përkushtimin ndaj OpenAI pas shkarkimit të Altman. Por investitorët e kompanisë nuk u lajmëruan paraprakisht nga bordi për këtë vendim.

Largimi i tij hedh dyshime mbi të ardhmen e OpenAI në një kohë kur rivalët po garojnë për të kapur kompaninë në inteligjencë artificiale. Aktualisht bordi i OpenAI përbëhet nga kryeshkencëtari Ilya Sutskever, CEO i Quora Adam D’Angelo, ish CEO i GeoSim System Tasha McCauley dhe drejtorja e Qendrës për Siguri dhe Teknologjisë në Ngritje Helen Toner.

Ndryshe nga bordet drejtuese në kompanitë e tjera, në OpenAI qëllimi i tij nuk është të maksimizojë vlerën e aksioneve dhe nuk mban aksione në kompani. Misioni i tyre është krijimi i një inteligjence artificiale në përfitime të të gjithëve. /CIO Albanian

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button