Bora zbardh Stambollin në ditën e parë të vitit të ri

Në ditën e parë të vitit të ri, reshjet e borës vazhduan të mbulojnë Stambollin, duke i dhënë qytetit një pamje mahnitëse.
Sheshet dhe vendet simbolike të metropolit, si Sheshi Taksim dhe Eminonu, u zbardhën nga bora, ndërsa shumë njerëz dolën jashtë për ta shijuar atmosferën, duke bërë fotografi dhe duke ecur në rrugë pavarësisht temperaturave të ulëta.
Gjatë ditëve të fundit, një valë e ftohtë ka përfshirë disa rajone të Turqisë, duke sjellë reshje dëbore veçanërisht në zonat veriore dhe lindore të vendit.


