Bombardimet ruse vrasin 4 persona në Kherson

Të paktën katër persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë granatimeve ruse në qytetin jugor ukrainas të Khersonit, thanë autoritetet rajonale më 24 dhjetor.

Forcat ruse kanë lëshuar 71 granata në Kherson, duke goditur qendrën e qytetit, zonat e banuara, institucionet shëndetësore dhe arsimore dhe “ndërtesa të infrastrukturës kritike”, shkroi në Telegram kreu i administratës rajonale ushtarake, Oleksandr Prokudin.

Prokudin tha se një çift në të 80-tat dhe një fëmijë janë në mesin e viktimave.
Forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e Khersonit pasi për disa muaj vitin e kaluar ai ishte nën pushtimin rus, por forcat ruse vazhdojnë ta granatojnë këtë zonë.

Më herët, Forcat Ajrore ukrainase thanë se kanë shkatërruar 14 nga 15 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button