Bomba e janarit: Mauro Icardi transferohet te gjiganti italian

Mauro Icardi drejt rikthimit në Serie A.
Tashmë nuk është më sekret fakti që Milan po kërkon një sulmues për merkaton e janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në planet e Max Allegri-t dhe meksikani sipas të gjitha gjasave do të largohet vetëm pas një viti te kuqezinjtë.
“CalcioMercato” zbulon se një nga emrat që pëlqehet shumë nga Allegri është ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili aktualisht luan te Galatasaray.
Sipas informacionit të punlikuar nga burimi në fjalë, Milan do të tentojë në janar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas, i cili mesa duket plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga trajneri Allegri.
Megjithatë, bisedimet me Galatasaray-in nuk do të jenë aspak të lehta, pasi Icardi është një element tejet i rëndësishëm për turqit.
Ende nuk flitet për detaje dhe shifra ekonomike, ndërsa me shumë mundësi formula e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerjeje deri në fund të sezonit.



