Bojmacaliev: Për 7 vite mbi 7000 persona të arrestuar me ndihmë ndërkombëtare

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski, realizuan vizitë pune në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në MPB. Zhvilluan një takim me kryesinë e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, me drejtuesit e Departamentit të EUROPOL-it, Departamentit të INTERPOL-it dhe Departamentit të Hetimeve. Roli i kësaj njësie organizative është të kryejë koordinimin ndërkombëtar të autoriteteve ligjzbatuese që janë përgjegjëse për zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimeve, të cilat janë në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rezultatet nga viti 2017 deri në vitin 2024, përkatësisht për më shumë se 7,000 persona të arrestuar sipas urdhër-arresteve dhe njoftimeve qendrore.
Me këtë rast, Bojmacaliev theksoi organizimin e suksesshëm të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e priti vitin e kaluar në Ohër, e cila përkoi me kremtimin e 30 vjetorit të anëtarësimit të RMV në organizatën më të madhe policore në botë dhe 100 vjet ekzistencë të INTERPOL-it.
Republika e Maqedonisë së Veriut regjistron tre dekada të partneritetit të besueshëm të INTERPOL-it me pjesëmarrje në operacione të shumta të organizatës.



