Bogoevski me padi penale për politikanët shqiptarë: Populli maqedonas po vuan nga “shovinistët e shfrenuar shqiptarë”

Një orë e gjysmë pas VLEN-it që parashtruan kallëzim penal, Petar Bogojeski bëri të njëjtën gjë në Prokurorinë Publike. Pa treguar konkretisht se për kë bëhet fjalë, ai ka bërë të ditur se ka ngritur kallëzime penale kundër politikanëve shqiptarë, por edhe qytetarëve që përhapin urrejtje etnike dhe fetare dhe përçmojnë Maqedoninë në rrjetet sociale. Në një prononcim për media, ai ka thënë se nuk ka pasur qëllim të ofendojë shqiptarët me statusin e tij në Facebook, por i është drejtuar në gjuhën e tyre amtare. Mesazhi në postim u drejtohej politikanëve nga komuniteti etnik shqiptar.
“Të gjitha pakicat etnike janë të malltretuar në hapësirat me shumicë shqiptare. Ne jemi shërbëtor në vendin tonë. Në Maqedoni në kundërshtim me urdhrat e BE-së dhe Komisionit të Venedikut, dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet shfrytëzohet flamuri i Shqipërisë. Këtu shovinistët shqiptarë nuk paguajnë tatim ndërsa shfrytëzojnë rroga shtetërore, subvencione, ndihmë sociale. Këtu çdo ditë keqpërdoren vende pune në institucionet, posaçërisht në MPB, ku fshihen shkeljet e shovinistëve shqiptar”, ka thënë mes tjerash Bogoevski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button