Bllokohet Manastiri, festohet dita e alfabetit

Në zonën e Resnjës dhe Manastirit sot për shkak të pranisë së delegacioneve qeveritare nga vendi dhe jashtë vendit do të zbatohet një regjim i veçantë në komunikacion me ndalimin e të gjitha automjeteve dhe kalimin e automjeteve zyrtare me përparësi. .
SPB Manastir njofton qytetarët se nga ora 8:00 deri në orën 18:00 do të zbatohet regjim i veçantë i qarkullimit për mbarëvajtjen e manifestimeve të parapara për shënimin e përvjetorit të mbajtjes së Kongresit të Manastirit dhe për këtë qëllim SPB Manastir do të vendosë një regjim të veçantë të komunikacionit.
Në Manastir do të mbyllen për qarkullim rrugët “Bilbil Kamen”, “Dovlexhik”, Bulevardi “Prvi Maj” nga të dy anët deri në kryqëzimin me rrugën “Stolarska”, “Dobrivoje Radosavljevic”, “Lazo Trpovski”, ” Rruga Ruzveltova”, rruga “Nikola Tesla” dhe “Dimitar Ilievski Murato” e cila ndodhet në qendrën e qytetit.
SPB Manastir apelon te pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat për ndryshimin e regjimit të komunikacionit.



