Bllokohen fakultetet, studentët protestojnë para presidencës serbe – i fishkëllejnë Vuçiqit

Disa qindra studentë dhe qytetarë u mblodhën sot para ndërtesës së presidencës së Serbisë në Beograd, gjatë fjalimit të paralajmëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Aktivistët e organizatës informale studentore “Borba” njoftuan për këtë tubim në rrjetin social Instagram, me mesazhin: “Presidenti flet në lidhje me bllokadat studentore, ejani para Presidencës që zëri ynë të dëgjohet”.

Dhjetëra fakultete shtetërore në Serbi janë bllokuar pas sulmeve ndaj studentëve gjatë protestave në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Studentët që kanë bllokuar katër universitete shtetërore – atë të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit – kërkojnë, ndër të tjera, publikimin e dokumentacionit të fshehtë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku gjatë shembjes së një strehe të çatisë më 1 nëntor humbën jetën 15 njerëz dhe dy të tjerë u lënduan rëndë.

Ata gjithashtu kërkojnë hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve të arrestuar dhe ndaluar gjatë protestave që pasuan aksidentin.

Aksidenti ndodhi vetëm disa muaj pas hapjes solemne të stacionit pas një rindërtimi trevjeçar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button