Bleu biletë avioni të përjetshme për 250 mijë dollarë, udhëtoi për mbi 21 milion dollarë

 

Një ekzekutiv i ri në kompaninë e fluturimeve “American Airlines” në vitin 1987 mendoi për një ide të shkëlqyer. Duke shitur bileta të pakufizuara për 250,000 dollarë, që i quajtën “AAirpass”, do të dilnin nga kriza financiare.

Madje, një biletë e përjetshme  përfshinte një biletë shoqëruese për këdo që doje ta sillje me vete, duke shtuar vetëm 150,000 dollarë, duke e çuar çmimin total në 400,000 dollarë.

Me inflacionin, në paratë e sotme, kjo do të ishte rreth 1.2 milionë dollarë, e paguar plotësisht paraprakisht.

Planifikuesit financiarë në linjën ajrore supozuan se blerësit nuk do ta përdornin shumë biletën, por ata nuk morën parasysh super-udhëtarët, njerëz që do të ishin tepër të apasionuar pas udhëtimit.

Steven Rothstein ishte një nga blerësit e biletës dhe e përdori atë deri në maksimun.

Si një super-udhëtar, ai do të fluturonte rreth botës sipas dëshirës, duke shkuar në Paris për mëngjes, duke fluturuar në Londër për drekë dhe duke darkuar në Nju Jork. Ka hypur në mbi 10 mijë fluturime, duke shfrytëzuar klasin e parë.

Lista e tij e udhëtimeve më të shpeshta duket kështu.

Udhëtime në Angli: 500
Udhëtime në Tokio: 120
Udhëtime në Australi: 70

Pjesa më mbresëlënëse me të vërtetë është se ai e dhuroi biletën e shoqëruesit shumë shpesh, tek persona të panjohur.

Një herë kur takoi një nënë të shqetësuar, e dëshpëruar për të fluturuar në shtëpi te fëmijët e saj, sepse kujdestari i tyre nuk ishte shfaqur. Ai gjithashtu mori një prift në Romë për të vizituar Papën.

Kjo kompanisë i ka kushtuar humbje prej 21 milion dollarësh dhe kjo i detyroi ata në vitin 2008 t’ia anulonin biletën përfundimisht.

Ndërsa AAirpass mund të kishte menduar se ka bërë veprim të zgjuar në atë moment, programi më vonë njihe si “një fatkeqësi e madhe” për kompaninë. Por, për super-udhëtarët, ishte një ëndërr e realizuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button