Blerim Islami: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren edhe në Dollnen

Kandidati i VLEN-it për komunën e Dollnenit, Blerim Islami ka njoftuar se sonte ka qëndruar me banorët e Desovës ku është diskutuar për programin zgjedhor.
“Sonte pata nderin të jem në mesin e banorëve të Desovës, ku së bashku diskutuam për programin tonë.
VLEN tashmë është fitues në shumicën e komunave, dhe më 2 nëntor, edhe në Dollnen, duhet të vulosim fitoren e madhe që do të na mundësojë, së bashku me qeverinë, të realizojmë programin tonë katërvjeçar, një program që reflekton nevojat e banorëve dhe vizionin tonë për zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm”, ka deklaruar Islami.