Blerim Islami pranon detyrën e kryetarit të Dollnenit: Sot zyrtarisht fillon një rrugëtim i ri për komunën tonë

Blerim Islami edhe zyrtarisht ka pranuar sot detyrën e kryetarit të Dollnenit. Ai ka thënë se prej sot dyert e komunës janë të hapur për të gjithë qytetarët.
“Sot edhe zyrtarisht pranova detyrën si kryetar i Komunës së Dollnenit! Zyrtarisht sot nis një rrugëtim i ri për banorët e Komunës së Dollnenit, ku platforma dhe programi ynë i paraqitur në kampanjë zgjedhore do të nis që të marrë kahe zhvillimore.
Prej sot, dyert e Komunës së Dollnenit janë të hapura për secilin banor të saj pamarrë parasysh përkatësisë së tij etnike, fetare, gjinore e politike.
Ka ardhur koha që bashkërisht me ekipin tim të punojmë për një Dollnen më të pastër, më të zhvilluar dhe më modern!”, ka shkruar Islami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button