Blerim Islami: Pas 2 nëntorit fillon realizimi i zotimeve për Dollnenin

Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Dollnenit, Blerim Islami, zhvilloi sot takime me banorët e disa fshatrave të komunës, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë institucionalë dhe partiakë të koalicionit.
Gjatë takimeve në Llazhan, Zhitoshë, Debresh, Desovë dhe Cërnilishtë, Islami tha se tema qendrore ishte pyetja “Çka pas 2 nëntorit?”, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që premtimet e fushatës të kthehen në veprim konkret.
“Çfarë u zotuam në kampanjë për Dollnenin, tashmë ka ardhur koha ta bëjmë realitet. Nuk do të ketë më mosinteresim institucional për komunën që duam,” deklaroi Islami, duke theksuar se mbështetja e strukturave të VLEN-it është garanci për zhvillimin e Dollnenit në mandatin e ardhshëm.



