Blerim Islami: Pas 2 nëntorit, Dollneni do të ketë kujdesin institucional që meriton

Kandidati i Koalicionit VLEN për komunën e Dollnenit, Blerim Islami, zhvilloi takime me banorët e Debreshtit, Zhitoshës, Llazhanit dhe Cërnilishtës, ku u bashkua edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi dhe Izet Mexhiti.
“Komuna e Dollnenit meriton kujdes institucional që pas 2 nëntorit pritet të bëhet realitet,” theksoi Islami, duke nënvizuar angazhimin e tij për zhvillimin e komunës dhe përfaqësimin e drejtë të qytetarëve.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin më 2 nëntor, duke e përmbyllur me mesazhin: “Një zë për Dollnenin! Rretho numrin 7!”



