Blerant Ramadani u zgjodh sekretar i përgjithshëm i ASH-së
Blerant Ramadani është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) të prirë nga Arben Taravari në Kuvendin e sotëm partiak.
Blerant Ramadani u zgjodh me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit duke pasur përballë konkurrent Omer Ajdinin, ish-kryetarin e Forumit Rinor të ASH-së.
Blerant Ramadani është ligjërues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në Fakultetin e Shkencave Teknike. Ai është ekspert i fushës së energjisë së rinovueshme, duke qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe organizata tjera.