Bitcoin vazhdon të rritet në nivel rekord, tejkalon 118 mijë dollarë

Bitcoin ka vazhduar me rritjen e tij, duke arritur një rekord të ri prej 118.239 dollarësh mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Kriptomonedha ka shënuar rritje për dy ditë me radhë, duke kaluar nivelin prej 113 mijë dhe 115 mijë dollarësh brenda më pak se 24 orësh. Pas arritjes së një tjetër niveli rekord, çmimi i Bitcoin mëngjesin e sotëm ishte rreth 118.820 dollarë, duke shënuar një rritje prej rreth 6 për qind.

Sipas të dhënave nga firma e analizave Coinmarketcap, vlera e tregut global të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin, është rritur rreth 5,92 për qind gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur në 3.67 trilionë dollarë.

Çmimi i Bitcoin-it, kriptomonedha më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, është rritur me gati 26 për qind që nga fillimi i këtij viti. Çmimi i Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, gjithashtu është rritur rreth 7 për qind, duke arritur në 2.993 dollarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button