Bitcoin nuk “ndalet” pas fitores së Trump, shënon vlerën rekord

Bitcoin arriti të hënën në mbrëmje një rekord të ri në bursë, duke u këmbyer në 89 mijë dollarë. Kriptovaluta më e madhe në botë ka arritur të fitojë pikë pas fitores së presidentit Donald Trump në SHBA.

Vlera e monedhave dixhitale është rritur me shpejtësi gjatë ditëve të fundit.

Bitcoin, i cili udhëheq këtë treg, ka arritur pikun e këmbimit në kuotën 89 mijë dollarë mbrëmjen e së hënës, një rekord që nuk ishte arritur asnjëherë që nga viti 2009.

Kriptovaluta më e madhe në botë nisi të rritej pasi Donald Trump nisi të udhëhiqte garën presidenciale gjatë numërimit të votave në SHBA dhe ka vazhduar të fitojë vlerë edhe në ditët pas fitores.

Një javë pas ngjarjes, vlera e Bitcoin është rritur mbi 25%, ndërsa në krahasim me një vit më parë, rritja është 140%.

Industria e kriptomonedhave beson se fitorja e Trump është një shenjë e mirë për Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale, pasi vetë Presidenti i zgjedhur ka një aksion financiar në to. Madje, në gusht, Trump tha se kriptovalutat mund të “përcaktojnë të ardhmen”, duke shtuar se ai dëshiron që ato “të minohen dhe të prodhohen në SHBA”.

Tregu i kriptomonedhave vlen sot 3.1 trilionë dollarë dhe, përveç Bitcoin, ka mijëra monedha të tjera virtuale që kuotohen në treg.

Megjithatë, në madhësi, Bitcoin zë 57% të vlerës, dhe ndiqet nga Ethereum, Tether, Solana dhe BNB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button