Bitcoin i afrohet nivelit prej 100 mijë dollarësh

Çmimi i një Bitcoin-i arriti nivelin prej 97.500 dollarë, duke shënuar rritje prej rreth 4,3 për qind në baza ditore, transmeton Anadolu.

Kriptomonedha më e madhe arriti një nivel rekord prej 97.862 dollarësh gjatë ditës, me fitimet vjetore që arritën rreth 160 për qind.

Gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, çmimi i një Bitcoin-i kishte nivel më të ulët prej 92.926 dollarë dhe nivel më të lartë prej 97.862 dollarë.

Para zgjedhjeve në SHBA, Bitcoin ishte përafërsisht 70 mijë dollarë dhe fitoi ndjeshëm në vlerë pas fitores së Donald Trump-it.

Tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat pas fitores së Trump-it, pasi ai u zotua se SHBA do të jetë “kryeqyteti i kriptove” i botës.

Madhësia e tregut të Bitcoin-it ka qëndruar kohët e fundit në 1,93 trilion dollarë, sipas shifrave nga “Coinmarketcap”, një uebfaqe që përcjell çmimeve të aseteve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button