Bislimovski: Për momentin nuk ka vendim për rritje apo ulje të çmimit të energjisë elektrike
Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski pa përgjigje nëse do të ketë ose jo rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ai njoftoi se nuk do të ketë orë shtesë të tarifës së lirë të energjisë elektrike deri në fund të vitit kurse çmimi i ngrohjes njoftoi se do të jetë stabil dhe nuk pritet ndonjë ndryshim.
“Në pjesën e energjisë elektrike i morëm kërkesat nga elektrodistribuimi për distribuim të energjisë elektrike, nga MEPSO për transmetim të energjisë elektrike dhe nga MEMO. Elementet më të rëndësishme do të jenë blerjet e energjisë së humbur elektrike, që duhet t’i bëjnë MEPSO dhe elektrodistribuimi, ato do të bëhen në periudhën e ardhshme. Në këtë moment nuk mund të spekuloj dhe të them nëse do të ketë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike”, deklaroi Bislimovski.