Bislimovski: Nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë termike

Nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë termike – ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut. KRRE ka marrë vendim me të cilin vazhdojnë të jenë në fuqi çmimet aktuale të energjisë termike deri në marrjen e një vendimi të ri.

“KRRE ka realizuar një analizë të thelluar të të dhënave të dorëzuara për punën e kompanive që merren me prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike në Qytetin e Shkupit. Konstatuam se për marrjen e një vendimi që do të pasqyrojë plotësisht shpenzimet reale të të gjitha veprimtarive të rregulluara, veçanërisht të prodhimit të energjisë termike, nevojitet një vlerësim shtesë i vlerës së mjeteve themelore – ngrohtoret. KRRE në shkurt ka dërguar një kërkesë për vlerësimin e mjeteve themelore për aktivitetin e prodhimit deri te Zyra për Vlerësim, por deri më sot nuk e kemi marrë raportin e vlerësimit dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet llogaritja përfundimtare. Me qëllim që të mundësohet trajtim i barabartë i të gjithë konsumatorëve të energjisë termike në territorin e Qytetit të Shkupit, KRRE ka marrë vendim që të vazhdojnë të vlejnë të njëjtat tarifa, pra faturat për ngrohje nuk do të ndryshojnë, deri në një vendim të ri” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Ndryshe, me vendimin e fundit të datës 1 shkurt, çmimi i energjisë termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit u rrit me 5,03%, si rezultat i rritjes së çmimit të gazit natyror në bursat botërore me 16 % gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button