Bislimovski: Nëse pranohen kërkesat e kompanive, energjia elektrike mund të shtrenjtohet për 27%

Kompanitë MEMO, MEPSO dhe Elektrodistribuimi kanë paraqitur kërkesa për çmimin e ri të energjisë elektrike pas vitit të ri. Siç informon kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, nëse pranohen kërkesat e të gjithëve, faturat e energjisë elektrike do të rriten për 27%. KRRE është duke i analizuar kërkesat dhe presin që në fund të javës së ardhshme t’i vendosin çmimet për MEPSO-n për trasmetimin, për MEMO-n për organizimin e tregut dhe për Elektrodistribuimin për shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët. Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë ofruar 57 euro në vend të 53 euro për megavat orë dhe në vend që të sigurojë 100% të totalit të konsumatorëve, do të sigurohet 95%, njoftoi Bislimovski.
MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS
“Sipas ndryshimeve në Ligjin për Energjinë, furnizuesi universal do të bëjë llogaritjet dhe do t’i dorëzojë për kontroll tek komisioni rregullotar i energjetikës. Në atë kontroll ne kemi të drejtë të marrim një vendim të veçantë me vëzhgime të përcaktuara saktë. Do të jemi sa më transparent për çdo vendim që do të marrim”.



