Bislimi: Sadiku e mbaron mandatin e katërt ndërsa vazhdon të premtojë ujë të pijshëm për Studeniçanin

Kandidati i VLEN-it për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi ka akuzuar kryetarin aktual për mungesë të ujit të pijshëm. Siç tha Bislimi, Studeniçani ka problem të madh me ujin e pijshëm, ndërkohë që kryetari aktual ishte 20 vite në pushtet dhe nuk ofroi zgjidhje.

“Kryetari aktual mbaron mandatin e katërt, 16 vite, plus katër vite ka qenë këshilltar komune. Pra 20 vite në pushtet lokal. Tash në planprogramin e tij ende është çështja e ujit të pijshëm, dmth nuk e dimë edhe sa kohë do t’i duhet kryetarit actual që ky problem të zgjidhjet. Ne kemi problem të madh në Studeniçan, Batincë dhe vendet malore ku njerëzit jetojnë në kushte shumë të këqija, pasi pa ujë të pijshëm nuk mund të funksionojë një familje”, tha Sedat Bislimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button