Bislimi e Fetai, flasin për fuqizim të marrëdhënieve ndërshtetërore

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai. Nga qeveria bëjnë të ditur se në këtë takim u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.
“Palët biseduan rreth thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe forcimit të urave të bashkëpunimit. U veçua bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, infrastrukturës me theks bashkëpunimit në projektet ndërkufitare por edhe turizmit, si dhe u trajtua rëndësia e avancimit të rrugëtimit në procesin e integrimit evropian të dy vendeve.
Duke e falënderuar për bisedën dhe takimin e frytshëm, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut por edhe bashkëpunimit rajonal”.
Pjesëmarrëse në takim ishte dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.