Bisedimet me Iranin, Trump: Nuk më pëlqen të flas për të, por po shkon mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se bisedimet me Iranin për programin bërthamor po shkojnë në drejtimin e duhur, gjatë një deklarate për gazetarët në Air Force One të shtunën, ndërkohë që ishte në fluturim drejt Miami.
“Nuk mund t’ju them shumë sepse asgjë nuk ka rëndësi derisa të përfundojë. Nuk më pëlqen të flas për të, por po shkon mirë. Situata në Iran po shkon shumë mirë, mendoj”, ka thënë Trump.
Kjo deklaratë vjen pas njoftimit se dy vendet janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të tjera gjatë javës së ardhshme lidhur me zhvillimin e shpejtë të programit bërthamor të Iranit, sipas informacionit të televizionit shtetëror iranian të shtunën.
Rundi i ardhshëm i bisedimeve është planifikuar të zhvillohet më 19 prill, sipas të dyja palëve.