Bilanci i viktimave në Gaza kalon 60 teksa ushtria izraelite nis sulme të pandalshme

Burime spitalore thonë se 61 palestinezë janë vrarë në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi, përfshirë 49 persona në qytetin e Gazës, të shkatërruar nga lufta, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Të paktën tre nga viktimat ishin persona që kërkonin ndihma, të vrarë nga forcat izraelite në një qendër shpërndarjeje pranë Rafahut, në jug të Gazës.
Lufta e Izraelit kundër Gazës ka vrarë të paktën 65.208 njerëz dhe ka plagosur 166.271 që nga tetori 2023. Mijëra të tjerë dyshohet se janë të varrosur nën rrënojat e shumta të ndërtesave të hedhura në erë.