Bilanci i viktimave në Gaza gati 57.600 mes sulmeve të pandërprera izraelite

Gati 136.900 palestinezë janë plagosur në ofensivën izraelite që nga tetori 2023, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Të paktën 57.575 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga tetori 2023, bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se 52 trupa janë sjellë në spitale gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 262 persona janë plagosur, duke e çuar numrin e të plagosurve në 136.879 në ofensivën izraelite.

“Shumë viktima ende ndodhen nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk arrijnë t’i nxjerrin,” shtoi deklarata.

Ministria gjithashtu bëri të ditur se tetë palestinezë janë vrarë dhe mbi 74 të tjerë janë plagosur ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma humanitare në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të palestinezëve të vrarë gjatë përpjekjes për të marrë ndihma në 766, me mbi 5.044 të tjerë të plagosur që nga 27 maji.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet mbi Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 7.013 persona dhe ka plagosur 24.838 të tjerë, duke shkatërruar një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që ishte arritur në janar.

Në nëntor të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjyka

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button