Bilall Kasami zyrtarisht merr mandatin për katër vitet e ardhshme në krye të Komunës së Tetovës

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka marrë zyrtarisht mandatin për të udhëhequr me komunën edhe në katër vitet e ardhshme.
Në një njoftim publik, Kasami e cilësoi këtë si një nder dhe privilegj të madh, duke shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
“Tetova jonë ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillim dhe tani është koha që këtë ta vazhdojmë edhe në Kapitullin e Dytë”, theksoi ai.
Kasami u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Tetovën.



