Bilall Kasami vizitoi Bibliotekën e Manastirit
Bibliotekën Linkest (Manastir), sot e vizitoi kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
“Pas furnizimit me libra të bibliotekës “Lynkest”, me aktivistë dhe bashkpartiak nga Manastiri vizituam Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Manastiri është gjithmonë në zemrën tonë, jo vetëm në nëntor!”, ka shkruar Kasami në Fejsbuk.
“E falënderoj për mbështetjen e pakursyer ndaj nesh, shpreh rastin të falënderoj gjithë shkollat, libraritë, Libraria Nobel Tetove Libraria Albas Tetove, Universitetin e Tetovës, IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe gjithë qytetarët e Tetovës që kanë mbledhur libra për bibliotekën shqipe në qytetin e Manastirit!
Ju presim të na vini sa më shpesh në qytetin e Alfabetit!” , ka shkruar iniciatorja dhe menaxhuesja e bibliotekës, Emira Selimi.