Bilall Kasami: Tetova është zgjuar dhe po ecën me një zë të fuqishëm drejt fitores së madhe

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka përcjellë sot një mesazh optimizmi dhe mobilizimi nga zemra e qytetit, ku së bashku me aktivistë e mbështetës të VLEN-it, ka vazhduar takimet me qytetarët.
“Sot, sërish në zemër të Tetovës, së bashku me aktivistë dhe miq nga VLEN-i, vazhduam të shpërndajmë lajmin e mirë dhe energjinë pozitive që ndjehet gjithandej në qytet,” shkruan Kasami.
Ai theksoi se Tetova është zgjuar, është e bashkuar dhe po ecën me një zë të fuqishëm drejt fitores së madhe, ndërsa kujtoi datën 19 tetor si ditën kur u dëshmua forca e vullnetit qytetar.
“Tani po përgatitemi që më 2 nëntor ta bëjmë këtë fitore edhe më të madhe, edhe më bindëse. Çdo takim, çdo buzëqeshje, çdo dorë e shtrirë është dëshmi se Kapitulli i Dytë i Tetovës po vjen me bashkim, me shpresë dhe me vendosmëri,” u shpreh Kasami.
Sipas tij, fushata e VLEN-it në Tetovë po zhvillohet në atmosferë pozitive, duke reflektuar ndryshimin që qytetarët e kanë përqafuar tashmë si pjesë e një vizioni të ri për qytetin.



