Bilall Kasami: Ju garantoj se pas 6 muajsh qeveria aktuale do të jetë opozitë e shpartalluar
Kreu i Lëvizjës Besa, Bilall Kasami sonte tha se pas 6 muajsh qeveria aktuale do të jetë opozitë e shpartalluar, raporton Alfax.
“Prej këtu garantojmë se pas 6 muajsh qeveria aktuale do të jetë opozitë e shpartalluar. Ky është koalicioni që do të fitojë. Lidhja Europiane për Ndryshim është e hapur për të gjithë individët, shoqatat dhe partitë politike të cilat mendojnë se ky pushtet duhet të ikë një ditë e më parë”, deklaroi Kasami. /Alfax/