Bilall Kasami falënderon zjarrfikësit dhe komandantin Avni Ameti: Heronj që përballen me flakët ditë e natë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Kundërzjarrit (NJTKZ) dhe komandantin Avni Ameti, për t’i falënderuar për angazhimin e tyre gjatë ditëve të nxehta kur u përballën me shumë zjarre.

Kasami tha se zjarrfikësit kanë qenë në vijën e parë të frontit duke u përballur me flakët, në çdo vendbanim, në çdo kohë, ditë e natë.

“Komuna e Tetovës do të jetë gjithmonë pranë tyre me të gjitha mënyrat. Ju faleminderit të gjithëve, jeni heronj!”, u shpreh kryetari Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button