Bie ashensor në Shkup, brenda ndodhej ekipi i ndihmës së shpejtë

Ashensori në të cilin kishte ngecur një ekip i ndihmës së shpejtë ka rënë nga kati përdhes në bodrum, njoftoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

“Ashensori ra nga kati përdhe në bodrum. Në të kishte një ekip mjekësor të urgjencës, të paktën 4 persona ndodheshin në ashensor në momentin e rënies. Nuk kishte pacient”, thotë Angellov.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën Hristo Tatatrçev në Kisella Vodë të Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button