Bideni ua zbut dënimet 2,500 të burgosurve për drogë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ua ka zbutur dënimet afër 2,500 personave të dënuar për drogë, tre ditë para se të largohet nga detyra.

Biden ka thënë se të burgosurit po “kryejnë dënime joproporcionalisht të gjata krahasuar me dënimet që do të merrnin sot me ligjet aktuale, politikën dhe praktikën” dhe se veprimet e tij do të rregullojnë “gabimet historike”.

Përmes një njoftimi të premten, Bideni ka thënë se tani ka urdhëruar më shumë falje individuale dhe zbutje të dënimeve “se çdo president tjetër në historinë e SHBA-së”, raportoi BBC.

Ai më herët ka zbutur dënimet e 37 prej 40 të dënuarve me vdekje dhe ka zbutur e falur dënime të të tjerëve në dhjetor, përfshirë të djalit të tij, Hunter Biden.

“Ky veprim është një hap i rëndësishëm përpara rregullimit të gabimeve historike, duke përmirësuar pabarazitë në dënime dhe duke u ofruar individëve që e meritojnë mundësinë të rikthehen te familjet dhe komuniteti pasi kanë kaluar shumë kohë prapa grilave”, ka thënë Biden.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button