Biden i kërkoi Netanyahut pausë tre-ditore nga lufta në Gaza

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se dy udhëheqësit “diskutuan mundësinë e pauzave taktike”.

Propozimi i diskutuar mes SHBA-së, Izraelit dhe Katarit si kusht për armëpushim është që Hamasi të lirojë 10 deri në 15 pengje.

Pushimi eventual tre – ditor do të shfrytëzohej dhe për të konfirmuar identitetin e të gjithë pengjeve dhe për të dorëzuar një listë me emrat e personave që ata mbajnë.

Por Netanyahu theksoi se ai nuk beson në qëllimet e Hamasit dhe se ai nuk beson se ata janë të gatshëm të bien dakord për një marrëveshje për pengjet.  Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha mbrëmë vonë se nuk do të ketë armëpushim.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden nuk e mbështet një okupim izraelit të Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës, duke komentuar qëndrimin e administratës një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të kishte një rol në Rripin e Gazës “për një kohë të pacaktuar”.

“Ne mendojmë se duhet të ketë bisedë të shëndetshme rreth asaj se si do të duket Gaza pas konfliktit dhe si do të duket qeverisja. Ajo për të cilën ne absolutisht pajtohemi me kolegët tanë izraelitë është se si nuk mund të duket Gaza, dhe kjo është se nuk duhet të duket sikur është dukur deri më tani,” tha zëdhënësi John Kirby.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button