Biden hedh poshtë thirrjet e GJNP-së për urdhër-arreste ndaj Netanyahut

Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë të enjten thirrjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, nën dyshime për krime lufte në lidhje me luftën në Gazë.
Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden u pyet nëse SHBA kishte ndonjë provë që Izraeli po përdorte urinë ndaj palestinezëve si mjet lufte kundër militantëve të Hamasit, siç pretendoi gjykata këtë javë.
Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha: “Ne nuk e njohim juridiksionin e GJNP-së siç po ushtrohet në këtë rast. Ne nuk mendojmë se ka një paralelizëm mes asaj që bëri Izraeli dhe asaj që bëri Hamasi“, vazhdoi ai.



