Betohet Zohran Mamdani me dorë mbi Kuran

Zohran Mamdani është betuar si kryetar i Nju Jorkut pak pas mesnatës, gjatë një ceremonie private të mbajtur në një stacion metroje të braktisur, të ndërtuar në stilin beaux-arts.
Kjo ceremoni shërbeu si prelud i festimeve njëditore, të cilat do të vazhdojnë me një betim të dytë publik dhe një festë të hapur jashtë ndërtesës së bashkisë, transmeton The Guardian.
“Mezi pres t’i shoh të gjithë nesër, teksa nisim mandatin tonë. Pasi sapo bëra betimin për t’u bërë kryetar i Nju Jorkut, po e bëj këtë edhe këtu, në stacionin e vjetër të metrosë së Bashkisë – si dëshmi e rëndësisë që transporti publik ka për vitalitetin, shëndetin dhe trashëgiminë e qytetit tonë”, deklaroi Mamdani.
Për të nderuar besimin e tij mysliman, Mamdani u betua mbi Kuran, librin më të shenjtë të Islamit, duke u bërë kështu kryetari i parë i bashkisë së Nju Jorkut që kryen betimin në këtë mënyrë.
Sipas New York Times, ai u betua në mesnatë, me dorën mbi Kuranin e gjyshit të tij, si dhe mbi një Kuran që i kishte përkitur Arturo Schomburgut, shkrimtar dhe historian me ngjyrë, i cili iu dha hua kryetarit nga Biblioteka Publike e Nju Jorkut.



