Besimi: Nuk është paraparë të rriten pagat e funksionarëve në buxhetin e vitit të ardhshëm

Në buxheti për vitin 2024 nuk është paraparë rritje e pagave të funksionarëve, theksoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi, ndërsa në procesin zgjedhor nuk do të ketë punësime të reja në sektorin publik.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në një konferencë për shtyp ku është promovuar buxheti për vitin e ardhshëm, ai ka theksuar se nuk ka rritje të pagave të funksionarëve në mars të vitit të ardhshëm sipas parashikimeve të këtij buxheti.

Në lidhje me mjetet e parashikuara për administratën publike, ai theksoi se vitin e ardhshëm zgjedhor dhe sipas Ligjit për Parandalim të Korrupsionit, gjatë fushatës, gjegjësisht pasi shpallen  zgjedhjet, nuk mund të fillohet me procedurë të re për punësim, ndërsa ndërpriten tashmë edhe ato që kanë filluar.

“Do të ketë një periudhë kur nuk do të ketë punësime gjatë vitit që vjen. Ne këtë vit krahasuar me vitin 2022 kemi reduktuar 1.500 të punësuar në sektorin publik edhe atë 1.000 në institucionet qendrore dhe 500 në ato rajonale në shtet. Kjo reflektohet dhe ka qenë  plan vitin e kaluar në buxhet e thamë gjatë konsolidimit fiskal se do të plotësohen vendet e zbrazëta. Kemi mbi 80 për qind  nga ajo se do të plotësohen. Aty ku ka pasur nevojë plotësohet plotësisht dhe kjo është rezultat i asaj politike që vitin e kaluar u prezantua dhe gjatë nevojave që ka pasur në institucione të caktuara janë shfrytëzuar transfere nga një në institucion tjetrin”, shpjegoi Besimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button