Besa e Dobërdollit do të luaj në stadiumin e Gostivarit

Debutuesi në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa e Dobërdollit, ndeshjet si nikoqir në sezonin e ri 2024/25 do ti luaj në Gostivar. Vendimi është zyrtar dhe është konfirmuar nga vet klubi i Besës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Njoftojmë me kënaqësi se kryesia e klubit ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me Komunën e Gostivarit për sezonin e ardhshëm 2024/25. Nga ky moment, të gjitha ndeshjet vendase të KF Besa do të zhvillohen në stadiumin e qytetit në Gostivar. Ky hap shënon një kapitull të ri, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për tifozët dhe lojtarët tanë”, thuhet në komunikatën e Besës.

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut do të duhet të rregulloj kalendarin dhe orarin e ndeshjeve të Besës dhe Gostivarit, pasi edhe këta të fundit sfidat si vendas i luajnë në të njejtin stadium. Kujtojmë për Besën ky do të jetë sezoni i parë që do të luajnë në mesin e më të mirëve të futbollit vendor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button